Komuna e Podujevës ka publikuar procedurat e prokurimit për vitin 2024, shkruan Llapi.info.

Në këtë njoftim janë bërë të ditura gjitha projektet që pritet të realizohen sivjet.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij prokurimi është bërë e ditur se do të jetë edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Shajkoc.

Për këtë është paraparë të ndahen 450 mijë euro.

Përveç saj, komuna ka parashikuar edhe projekte tjera arsimore nëpër zona të ndryshme tësaj.

Duhet theksuar se gjatë vitit që lamë pas janë ndërtuar shkolla të reja edhe në fshatrat; Obrançë dhe Dumosh.

 

 

 

 

 

/llapi.info/