Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë me organizatën “TIKA” të Turqisë, shkruan Llapi.info.
Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo kontratë ka të bëjë me furnizimin me 50 freza për fermerët llapjanë.
Postimi i tij:
Me koordinatorin e TiKA-s turke, Cihan Dinçer kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për furnizim me 50 freza për fermerët llapjanë.
Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit reciprok në fushën e bujqësisë, në kuadër të projektit “Furnizimi i fermerëve me makanizëm bujqësor në Komunën e Podujevës”.
TIKA do të participojë në vlerë prej 55% të mjeteve
Komuna e Podujevës me 30%
Fermerët përfitues me 15%
I falënderoj për bashkëpunimin përfaqësuesit e TiKA-s dhe do të jemi të hapur e bashkëpunues edhe për realizimin e shumë projekteve të tjera në sektorin e bujqësisë dhe sektorët e tjerë.






