Mëngjesi i së hënës ka qenë fatal për një 23 vjeçar nga Podujeva (emër i njohur për redaksinë), shkruan Llapi.info.

Llapi.info mëson se në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, i riu me inicialet H.Ç. nga Podujeva, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

I ndjeri ishte duke e vozitur një veturë të tipit “Golf”, dhe aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shkupit, saktësisht në orën 00:30 pas mesnatës së mbrëmshme.

Lajmi është raportuar edhe nga mediat maqedonase.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion nga autoritetet maqedonase.

Policia është duke e hetuar rastin dhe shkaktarët që çuan në këtë aksident tragjik.

Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë.