Si pësojë e komplikimeve pas një operimi në QKUK, ka humbur jetën profesoresha vushtrriase Ylfete Rama Pllana.

E ndjera ushtronte profesionin si profesoreshë në kolegjin Rezonanca në Prishtinë.

Kolegji Rezonanca përmes një postimi në facebook ka shprehur ngushëllime familjes Rama-Pllana.

Varrimi bëhet nesër me namazin e drekës në varrezat në Begaj të Vushtrrisë.