Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Rrustem Kastrati. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar edhe për kohën e ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në varrezat e fshatit Polluzhë, me fillim nga ora 16:00.

Familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë pritet t’i japin lamtumirën e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Kastrati.