Klubi i Barcelonës po e kërkon transferimin e brazilianit, Raphinha por shuma që po kërkon Leeds United po del ta vështirësoj këtë transferim.

Mediumi katalan “Sport” raporton se Barcelona si ‘plan B’ për Raphina e ka futbollistin me origjin kosovare, Adnan Januzaj.

Januzaj nga sot është futbollist i lirë pasi shkëputi kontratën me Real Sociedadin. Edhe verën e kaluar Januzaj ishte i lidhur me një kalim në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i katalunasve.