Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë partnerët e tij legjitim për çështjen e dialogut mes dy shteteve.
Lajçak, duke folur në një intervistë për RTK-në, ka thënë se Kurti kishte ardhur me qëndrime të forta për dialogut dhe sipas tij është dashur kohë që të arrihet deri te ulja në tavolinën e negociatave, transmeton Gazeta Express.
“Kurti erdhi me qëndrime të forta për një dialog dhe na u desh kohë që të arrijmë më një pikë që të besojmë se mund të kemi takime produktive, por rëndësia e dialogut nuk është vënë në pikëpyetje”, tha ai.
Lajçak sugjeroi kjo kohë përbën një kalendar politik shumë të favorshëm për dialogun, pasi që nuk ka zgjedhje të planifikuara as në Kosovë e as Serbi.
Por ka thënë se duhet të shfrytëzohen koha deri në fillimin e vitit 2024 kur Evropa hyn në zgjedhje, ashtu sikurse SHBA-ja.
“Tani për tani kemi dritaren e mundësive deri në fillim të vitit 2024. Sepse në maj në vitin 2024 do të ketë zgjedhje evropiane dhe në SHBA do të ketë zgjedhje presidenciale atë vit”, ka thënë ai.
Ai, me gjuhë diplomatike, ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve askush nuk e di se çfarë mund të ndodh, duke kërkuar fokus në çështjen e dialogut.
“Çfarë ndodh pas këtyre zgjedhjeve askush nuk e di, prandaj duhet të fokusohemi vërtet, ti përdorim këta 20 muaj apo 18 muaj. Liderët janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe kjo është arsyeja pse ne duam që ata të takohen rregullisht”, ka thënëe Lajçak. /GazetaExpress