Emisari special i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak ka folur lidhur me takimin që sot pati me Presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Bashkimi Europian është i angazhuar që sa më shpejtë të rinis dialogu.
”Ajo çfarë dua unë është që ta sjell këtë proces të nisur në 2011, në një përfundim me konkluzë të suksesshme”, është shprehur Lajçak.
Lajçak e ka cilësuar si të frytshëm takimin që pati me Presidentin e Kosovës, ndërsa paralajmëroi edhe takime të tjera me zyrtarë të tjerë të Kosovës.
Pyetur nëse do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut, datë 27 qershor e paralajmëruar kjo nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, Ambasadori Richard Grenell, Lajçak insistoi se dialogu duhet të nis në Bruksel.
”Shpresojmë që ky proces, të vazhdojë dhe do të ketë takim së shpejti edhe në Bruksel”.
”Nuk e di por ajo që di është se Bashkimi Evropian ka punuar afër me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur në dialogu është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes BE-së deh SHBA së dhe do të doja të vazhdojë ky komunikim i ngushtë me SHBA-të”.