Ambulanca në Lagjën e Kuvaitit në Podujevë e cila ka qenë funksionale për 15 vjet rradhazi, është mbyllur tash e 1 vit e gjysmë. Ajo ka qenë e menaxhuar nga organizata arabe, KAD.

Lagjia e Kuvaitit në Podujevë e cila numron 132 familje me 800 banorë, nuk ka ambulancë ku qytetarët mund t’i kryenin shërbimet e tyre mjekësore, për shkak se sipas Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqeniës Sociale në Komunën e Podujevës nuk ka mjete për ta menaxhuar.

“Ambulanca në këtë lagje është mbyllur sepse ka qenë e financuar nga një organizatë arabe, KAD. Ndërsa, menaxhimi i kësaj ambulancë ka qenë i komunës. Organizata është mbyllur, kështuqë ne nuk kemi mundësi financiare ta financojmë këtë ambulancë” ka thënë Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqeniës Sociale në këtë komunë, Agron Hyseni.

Ai po ashtu nuk e sheh edhe shumë të aryseshme që kjo ambulancë të rihapet, sepse sipas tij, banorët e kësaj lagjeje e kanë më së afërmi QKMF-në, sesa banorët në fshatërave.

I pyetur nëse pritet të hapet kjo ambulancë apo jo, ai ka thënë që nëse Ministria e Shëndetësisë e lejon numrin e punëtorëve dhe ndërtohet një objekt i ri, atëhere po.

SAMSUNG CSC

Nga ana tjetërsa, një banor i kësaj lagje A.H. ka folur për vështirëstë e shumta në te cilat ata kalojnë në mungesë të kësaj ambulance.

“Ambulanca ka funksionuar 15 vjet, ndërsa qe 1 vit e gjysmë ajo është mbyllur. Kur është mbyllur të gjitha paisjet i ka marrë QKMF-ja, të cilat i mbanë nëpër bodrumet e saj. Ne kemi shumë nevojë për të, Babain e kam të sëmurë dhe i duhet thuajse çdo ditë të shkoj në QKMF për tu kontrolluar. Ne nuk kemi mundësi që çdo ditë ta dergojmë për kontroll sepse duhet thirrur një taxi, të cilin nuk kemi mundësi ta paguajm.
Ambulanca na duhet shumë dhe duhet që sa më shpejt të hapet”, ka thënë një banor i kësaj lagjeje.

Ai ka treguar për shërbimet që i ka ofruar ambulanca.

“Kjo ambulancë ka qenë si një lloj emergjence. Kemi pasur mjekun e dhëmbëve, mjekun e fëmijëve dhe mjëkun e përgjithshëm. Po ashtu, kemi pasur edhe një barnatore ku jemi furnizuar me barëra. Të gjitha këto shërbime i kemi pasur falas”, ka treguar ai.

Sipas tij, kjo ambulancë ka qenë e frekuentuar edhe nga banorët e fshatrave përreth, si ata të fshtatit Shtedim, Ballofc, por kontrolla për këta banorë ka qenë 5euro.

Ai poashtu ka treguar se e ka bërë një kërkesë tek Ministria e Shëndetësisë që të rihapet kjo ambulancë, e cila sipas tyre i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar.

Ne kemi provuar të kontaktojmë me Faik Hotin, zëdhënës nga Ministria e Shëndetësisë, për të parë së çfarë do bëhet me kërkesën e këtyre banorëve për tu rihapur ambulanca, mirëpo ai nuk na është përgjigjur në telefon. /llapi.info