Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, sot ka dorëzuar pasaportën në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për shkak të mos-liberalizimit të vizave në vitin 2018.
Tahiri në një video të publikuar në rrjetin social Facebook thotë se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të përgjegjësisë dhe premtimit që kishte bërë kohë më parë se nëse nuk liberalizohen vizat,
“Kriteri i fundit ka qenë demarkacioni, edhe unë si deputet që e kam votuar, kam votuar me përgjegjësi për të kaluar qytetarët e mijë lirshëm, jo me qenë prapë të izoluar edhe në vitin 2019 ose për atë që tha Johannes Hahn, që deri më 2020 ndoshta nuk do të ketë (liberalizim). Ky është dëshpërim i madh, duke u nisë prej familjes time dhe për krejt qytetarët, të cilët janë të izoluar. Edhe pse humbi shumë si deputet ose si këngëtar që kish me pasur mbrëmje të shumta, pasaportën diplomatike do ta dorëzoj te ministria e Punëve të Jashtme. Me thënë të drejtën, më shumë ka zgjatur procedura për me dorëzua se sa vullnetin që e kam pasur me rastin e dhënies së premtimit”, ka thënë Tahiri.
Kurse pasaportën diplomatike Tahiri e ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorezuar në organet perkatese Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falenderoj nga zemra ambasadat që më kanë paisur me viza, por tani unë më nuk do udhetoj jasht Kosovës përshkak të deshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi! Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin tonë! Me përgjegjesi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
Publiée par Labinot Tahiri sur Vendredi 4 janvier 2019






