Një burrë nga Illinois i Amerikës, u rikthye gati 80 vjet më vonë për t’i përfunduar studimet që kohë më parë i kishte braktisur, për të shërbyer si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bill Gossett, 97 vjeç, studioi nw Kolegjin Lincoln për një kohë të shkurtër përpara se të transferohej në Universitetin e Illinois ‘Urbana-Champaign’, por ai përfundoi në Korpusin Ajror të Ushtrisë Amerikane përpara se të diplomonte.

Gossett u kthye nga lufta dhe mori përsipër biznesin familjar, Gossett’s Cleaners, në vend që të kthehej në shkollë, njofton United Press International, përcjell Klankosova.tv

“Atje gjithmonë kishte një boshllëk, por unë isha i zënë duke mësuar të drejtoja një biznes. Koha kaloi dhe më në fund vendosa të përfundoja diplomën time. Ishte një qëllim i vetë-përmbushjes,” tha Gossett në një njoftim për shtyp.

Vendimi e Gossett për të përfunduar fazën e diplomimit, e ka mahnitur kryetarin e Kolegjit ‘Lincoln’, David Gerlach.

“Pas takimit me Zyrën e Sekretarit, ne përcaktuam që Gossett mund të regjistrohej përsëri si një student i transferimit të kundërt me kreditë e Vlerësimit të Mësimit Paraprak. Ne u frymëzuam nga dëshira e tij për të marrë një diplomë 80 vjet pasi filloi arsimi i tij”, tha Gerlach.