Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani, pritet të jetë kryetar i kësaj partie në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Llapi.info mëson se Shabani ka marrë mbështetjen e Kryesisë së PDK-së në Podujevë për këtë post.

Siç ka mësuar tutje Llapi.info, në ditët në vijim pritet që Shabani të emërohet edhe zyrtarisht në krye të PDK-së në Llap – ku do të prezantohet përpara anëtarëve nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Partia e Memli Krasniqi në Llap ka mbetur pa “Zot shtëpie” për më shumë se dy vjet. PDK-ja e Llapit ka mbetur pa kryetar që prej dorëheqjes së Naim Fetahut nga kjo pozitë – në dhjetor të vitit 2020.

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu pati dhënë dorëheqje më 15 dhjetor të vitit 2020 – nga të gjithë pozitat që i mbante brenda partisë./Llapi.info