Lokale - eSIMy

Jo të gjitha institucionet arsimore në Podujevë kanë nisur sot grevën, shkruan Llapi.info.

Çerdhja publike “Armela” në këtë komunë, ka nisur sot punën. Kështu ka deklaruar për Llapi.info, zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

“Nga institucionet arsimore vetëm çerdhja publike “Armela” nuk i është bashkuar grevës së shpallur nga SBAShKU”, ka thënë Zhitia.

Në anën tjetër, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar sot se greva nuk ka për t’u mbylluar pa u plotësuar kërksat e tyre.

“Nëse Qeveria ulet dhe i realizon kërkesat do të gëzohemi të gjithë”, tha ai.

“Mbyllja e grevës do të bëhet para mediave ashtu siç u shpallë. Greva do të përfundojë e dikujt do t’i vijë turp, e ajo është Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila na thoshte kërkesat i keni legjitime por nuk bëri asgjë. Urojë që të ulën që sot e të zgjedhim këtë çështje”, ka shtuar ai./Llapi.info