Një përplasje mes deputetet të PDK-së, Ganimete Musliut dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e PDK-së i tha Kurtit se shumë ministri po funksionojnë vetëm me ushtrues detyre.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, MASHT, Ministria e Drejtësisë, MPJD, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Industrisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Administratës e Pushtetit Lokal, dhe gjithashtu Ministria e Zhvillimit Rajonal”, kanë qenë ministritë që ka përmendur Musliu.

Por, në fjalën e tij, Kryeministri i vendit tha se për MAShT një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi ka sekretare aty.

“Së pari deputetja Musliu për MASHT s’ështe e vërtetë, pra ju po flisni kur i keni marrë të dhënat, po ku e di unë kur i keni marrë të dhënat. Unë i di shumë gjëra, por nuk e di kur i keni marrë të dhënat. Nuk është e vërtetë për MASHT qe është me ushtrues detyre”, tha Kurti.

Por, deputetja e PDK-së thotë se Kurti e ka bërë shtetin “llugë”, ndërsa e quajti edhe ‘hajgarexhi’.

“Ky hajgarexhia këtu 40% te elektoratit të tij i ka quajtur analfabetë funksionalë, ky hajgarexhia këtu e ka bo shtetin llugë, nuk i shiten më mashtrimet, nuk i shiten më rrenat, ti je vetëm një hajgarexhi”, ka qenë përgjigja e Musliut./Reporteri.net