Lokale - eSIMy

Sapo është hedhur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Llapi.info ka siguruar pamje nga nisja e këtij projekti – i cili është në bashkëfinancim nga Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity”.

Ky projekt nuk do të jetë i vetmi i kësaj fushe që do të përfundojë në bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve: Komunës së Podujevës dhe “Qatar Charity”.

Kjo pasi që muaj më parë, në një memorandum bashkëpunimi, janë nënshkruar edhe dy projekte tjera: ai për ndërtimin e urgjencës së qytetit të Podujevës dhe shpërndarjen e 200 pako me artikuj ushqimorë, jorgan dhe batanije për familjet me kushte të rënda ekonomike.