Lokale - eSIMy

Edhe fshati Repë i komunës së Podujevës është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut, shkruan Llapi.info.

Sipas banorëve të këtij fshati, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, uji ka përfshirë sipërfaqe të mëdha në këtë anë.

Ata kanë deklaruar për Llapi.info se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në pjesë tjera të Podujevës./Llapi.info