Policia e Kosovës ka konfirmuar se më 1 nëntor 2025 ka pranuar një informacion për një incident të rëndë në zonën e Leposaviqit, ku dyshohet se një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V., i përkatësisë serbe, është plagosur dhe rrëmbyer nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të ashtuquajturës “pika zero”, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Policia ka njoftuar menjëherë KFOR-in, si forcë përgjegjëse për sigurinë në zonën kufitare.
Ivan Niniq, avokat në Serbi bërë të ditur se personi i rrëmbyer është Milan Vukashinoviqi.







