Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dhuruar një qen të Sharrit presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas raportimeve, ky qenush është tremuajsh.
Ai iu dha Putinit gjatë takimit që pati me homologun serb në presidencën serbe në Beograd.
Kujtojmë se qeni i Sharrit, apo Deltari Ilir, është racë autoktone ilire.







