I dyshuari që u përfshi në rrahje është Mirsad Bajraktari, punëtor i Teknikës, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, rrahja ka qenë brutale dhe viktima ka pësuar frakturë në hundë.

Nga Policia e kanë konfirmuar incidentin për Sinjalin dhe kanë bërë me dije se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48h” – thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.