Llapi.info ka raportuar më parë për tubimin që është mbajtur në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”, ku është prezantuar projekti i rrugës Prishtinë – Podujevë.

Në të njëjtin tubim, përveç zyrtarë komunalë të Podujevës, ka marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, zv.ministri Hysen Durmishi.

Në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar edhe disa fotografi të këtij projekti.

Postimi i plotë:

Para qindra qytetarëve llapjanë në teatrin e qytetit u prezantua në mënyrë të hollësishme projekti i magjistrales Podujevë-Prishtinë.

Pas prezantimit të projektit nga kompania hartuese, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin, Hysen Durmishi i dëgjuam kërkesat, vërejtjet dhe sygjerimet e qytetarëve rreth këtij projekti, kurse ne kemi bërë përpjekje që t’i përgjigjemi secilës pyetje e koment.

Tash pas shpalljes së të gjitha lloteve për ndërtimin e tërësishëm të rrugës dhe përfundimit të procedurave të prokurimit, ky projekt do të gjej drejtimin e duhur në realizimin e tij.

Përparësia e realizimit të këtij projekti është se nuk do të ketë mundësi të fitojë një kompani më tepër së një llot të rrugës, pra pritet që përnjeherë të punohet në të gjitha segmentet e rrugës dhe kjo do ta dinamizojë realizimin e projektit.

U zotuam para qytetarëve prezentë se do të jemi vigjilentë e shumë të përgjegjshëm si institucione për mbarëvajtjen dhe realizimin në mënyrë sa më të suksesshme të projektit.

No photo description available.May be an image of road

May be an image of road

 

 

May be an image of screen

May be an image of 3 people, people standing and indoor