Lokale - eSIMy

Një zyrtar policor ka përfunduar i arrestuar mbrëmë.

Kjo është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku është bërë e ditur se Departamenti i Hetimeve në kuadër të një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale).

“Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në përgjigjen e dhënë për lajmi.net.

Lajmi.net mëson se i arrestuar nga ky rast është zyrtari policor, Murat Latifi.