Dy pilotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në kuadër të U.C Air Assault në Lowa të ShBA-së, shkruan Llapi.info.

Njëri nga ta, mëson Llapi.info, është nga Podujeva. Bëhet fjalë për Sead Berisha, i cili ka arritur këtë sukses të madh në Amerikë.

Për këtë sukses ka shkruar edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, i cili ka njoftuar se Forcave të Sigurisë së Kosovës u janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugës së zbulimit. Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj në facebook.

Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje e thellë për Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi dhe gjithë mbështetjen e dhënë për mbi një dekadë./Llapi.info