Policia e Kosovës, ajo e Shqipërisë, FSK-ja, Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim dhe disa vullnetarë janë angazhuar për gjetjen e një 27-vjecari i cili raportohet të jetë zhdukur më 4 shtator.

Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e shtetasit shqiptar.

Sipas policisë, për herë të fundit ai ishte parë në fshatin Brod të Dragashit, ku kishte dalë për të mbledhur boronica.

“Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur. Personi Melidin (Izudin ) Adili, lindur me datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës, me datën 04 shtator, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, Dragash”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Peroni i raportuar si zhdukur deri më sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet tutje.