Një incident ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Çagllavicë.
Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veturë ‘Golf 7”, ngjyrë të zezë me regjistrim 03.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se cak i sulmit ishte Agim Dervishi.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.







