Një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Prizren-Suharekë i mori jetën një personi.
Indeksonline mëson se personi i cili humbi jetën në këtë aksident është Mustaf Aliaj nga fshati Gjinoc, komuna e Suharekës.
Ndryshe nga Policia e Kosovës u tha se nga hetimet e para dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të veturës.
“Në aksident është përfshirë një veturë ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale të Prizrenit.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.