Gazeta Sinjali raportoi dje se rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, një 62-vjeçar është goditur nga rrufeja.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, bënë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë pasi një person në lagjen Babaj ndodhej pa ndjenja në oborrin e tij.
Sinjali mëson se bëhej fjalë për Xhavit Babaj i cili ka ndërruar jetë pasi është shoqëruar në spital.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike edhe faqe të ndryshme në rrjete sociale nga komuna e Skenderajt.