Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se nuk parashihet që gjatë javës së ardhshme të ketë reshje të intensitetit të lartë.

“Do të ketë vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet nga Instituti.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve pritet të arrijnë deri minus 4 gradë celsius, e maksimalet deri në 8 gradë celsius.

“Rigat e dobëta parashihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte. Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin . Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet nga Instituti.