Organizatori Adnan Jashari ka bërë me dije se deri më tani janë siguruar mbi 15 mijë nënshkrime, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën për Projektligjin për Trustin.

Këtë e bëri të ditur vet ai, në një fotografi me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

Deputetin e njoftova se deri më tani, brenda 5 ditëve kemi arritur të sigurojmë mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën tonë për Projektligjin për Trustin”, thuhet në postim.

Ndryshe, mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet deri të marten.