Lokale - eSIMy

Kujtim Thaqi nga Podujeva ka fituar çmimin për doktoratën më të mirë për vitin 2017-18 në Universitetin e Zagrebit, njofton Llapi.info

Madje, Thaqi është kosovari i parë në histori të këtij fakulteti që merr këtë çmim.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaqi përmes një postimi në ‘Facebook’, duke falënderuar edhe Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli për pjesëmarrje.

“Sot me 17.12.2018 mora çmimin prestigjioz per doktoraten me te mire ne programin nderkombetare te doktorates “Biomedicine and Health Sciences” ne gjuhen angleze, nga Fakulteti i Mjekesise i Universitetit te Zagrebit.
I nderuar, i privilegjuar dhe shume krenare qe per here te pare ne historine e ketij universiteti i ndahet ky çmim nje doktoranti dhe ate shqiptare nga Kosova.
Ndjehem jashtezakonisht krenare me pjesemarrjen e Ambasadorit te Republikes se Kosoves z. Gezim Kasapolli, prania e te cilit e beri me madheshtore kete çmim te dedikuar per shtetin dhe kombin tone duke treguar edhe njehere qe institucionet tona shteterore vleresojne lart kuadrot tona dhe jane te perkushtuara t’i ndihmojne kuadrot e vendit tone ne avansimin e tyre te mëtutjeshëm”, ka shkruar ai./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing and suit

 

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Image may contain: 3 people

Image may contain: 1 person, smiling, standing

Image may contain: 2 people

Image may contain: 5 people, people standing, suit and text

Image may contain: 2 people, people standing and indoor