Lokale - eSIMy

Deri më tani, dy kandidatë kanë dorëzuar kërkesat e tyre për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Pas Shpejtim Bulliqit, edhe ish-drejtori i tij, Bedri Maçastena, ka dorëzuar kandidaturën e tij për të parin e VV-së në Llap.

“Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq, të nderuar anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra Besianë

Ju njoftoj qe kam shpreh vullnetin dhe vendosmërinë të aplikojë pranë KZP-së për të qenë kandidat në garë për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë.

Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj.

Nëse këto fjalë do të kthehen në pozicion, atëherë do të jem i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë.

Bashkë me shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse.

Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë.

Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet.
Pra, me të gjithë ju bashkë, do të jemi në shërbim të Lëvizjes gjithnjë e çdoherë.

Jam ithtarë i demokracisë, i demokracisë që Levizja e kultivon në vazhdimësi, ku në qendër të saj është gara politike dhe liria e ideve dhe veprimit konform rregullave te përcaktuara. Ne frymën e kësaj, inkurajoj edhe kandidat të tjerë që të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrë që qendrën tonë ta pasurojmë akoma më shum me ide dhe programe konkrete politike.

Si gjithëher, Lëvizja do të mbetet e hapur dhe strehë për secilin antarë të ri i cili dëshiron të rreshtohet pranë lëvizjes dhe programit te sajë politik për mirqenje të gjithmbarshme të qytetarëve të komunës tonë.

Me respekt Bedri Maqastena