Sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike të PDK-së, dega në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në këtë konventë është zgjedhur edhe kryetari i Rinisë Demokratike nga kjo parti në këtë komunë. Nga sot, në krye të RDK-së së PDK-së në Podujevë do të jetë Argjent Jahiri.

May be an image of 2 people and people standing

Kështu ka njoftuar në një postim në Facebook, kryetari i PDK-së në Llap, Isak Shabani.

Shkrimi i plotë:

Pas një periudhe intenzive dhe mjaft produktive, të punës së palodhshme të Rinisë Demokratike, dega në Podujevë, finalizuam platformën zgjedhore, me zgjedhjen e kryetarit të Rinisë Demomokratike, Argjent Jahiri, Master në Ekonomi.

Me prezencen tyre na nderuan zyrtarët e lartë nga qendra, Uran Ismaili, Bajrush Xhemaili, Eliza Hoxha dhe Floretë Zejnullahu të cilët i falenderojmë për mbeshtetjen e vazhdueshme.

Gjatë kësaj periudhe interesimi për tu bërë pjesë e Rinisë Demokratike ishte i madh. Ky fakt tregon për besimin e të rinjëve në PDK dhe mundësitë që i ofron PDK për tu bërë pjesë aktive dhe vendimmarrëse.

Rinia asnjëherë nuk duhet të shihet si numer! Rinia janë baza për shtet-ndërtim dhe rritjen e Kosovës.

Të rinjët janë shtresa më e madhe dhe më e rëndësishmja për zhvilllimin e Kosovës në të gjitha fushat. Kurse PDK subjekti i cili ofron këtë mundësi!

PDK, si ide, që nga themelimi i saj, ka qenë e bazuar në të rinjtë, duke përfshirë lidershipin e saj!
PDK është adresa për veprim dhe përgjegjësi në vendimmarrje.

PDK po zgjerohet çdo ditë!

Urime kryetarit Jahiri dhe gjithë aktivistëve tjerë!
Suksese!