Lokale - eSIMy

Punimet në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë ende nuk janë kryer, ani pse kanë nisur për gati shtatë vjet më parë, shkruan Llapi.info.

Këto punimet ishin paraparë të përfundonin përgjatë tre vjetëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Me këtë dinamikë të punimeve dhe vonesat e shkaktuara në kryerjen e tyre, qytetarët llapjanë janë shprehur të frustruar.

Fahri Berisha, banor i fshatit Lluzhan, ka thënë për Telegrafin se këto nuk janë punime, por sic ka thënë ai, krim dhe gjenocid. Pikërisht nga këto punime, fshati Penuhë ka mbetur pa ujë të pijshëm që një vit.

“Kjo paraqet vështirësi të mëdha. Unë e kam biznesin këtu. Kur më duhet me shku me marrë zhavorr andej prej Drenice, më duhet me shku në Penuhë atje edhe me hi në pllac tem. Fëmijë jem shkon në shkollë, kur vjen këtu qysh me kapërcy rrugën për me ardhë në shtëpi. Kah me shku na që kemi me punu arat, kur vendosen skejoret. Kjo është krim, ky nuk është rregullim. Ju shkoni në Siboc atje, gjenocid është – nuk është rrugë. Është dështim total. Asnjë kanalizim nuk është. Kur bie shi deri atje shkon uji”, ka thënë ai.

Edhe banorët tjerë janë shprehur indinjuar për dinamikën e punimeve në këtë rrugë që lidh Llapin me kryeqytetin. Ata kanë thënë se gjatë punimeve kanë hasur në vështirësi të mëdha, duke shtuar se edhe aksidentet janë shpeshta. /Llapi.info