Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka shpallur konkurs për punëtorë, shkruan Llapi.info.

Sipas konkursit të publikuar në faqen komunale, po kërkohen mjekë të përgjithshëm (6 pozita).

Në po këtë konkurs është hapur edhe pozita për Teknik i Rëntgenit (1 pozitë) dhe Teknik Laborant (2 pozita).

Për të gjitha këto pozita është thënë se do të jetë ,e afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 30 ditë, nga data 01.12.2023 deri me datën 30.12.2023.

Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni të gjitha kushtet dhe mënyrën e  aplikimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/