Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës ka shpallur konkursin për drejtor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), shkruan Llapi.info.
Sipas konkursit të publikuar në faqen komunale, ky lloj i pozitës është me afat të caktuar – mandat katërvjeçar.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë nga data 09.08.2023 deri me datën 23.08.2023.
Duhet theksuar se nëntor të vitit të kaluar, Ymer Llugaliu pati dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të QKMF-së në Podujevë.
Tani, u.d., i drejtorit të kësaj qendre është Bajram Bajgora.
Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni të gjitha detajet e këtij konkursi.
/llapi.info/