Një rast i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Mirash të Ferizajit, ku një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë.
Është mësuar se viktima e këtij rasti tragjik është 27-vjeçari, Shpend Qalaj.
Familjarët e të ndjerit tashmë kanë bërë të ditur se i riu do të varroset sot në varrezat e fshtit Mirash.
Ndryshe, edhe policia ka njoftuar përmes raportit 24-orësh në lidhje me këtë rast.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.






