Në qytetin e Gjilanit, një person, i cili po drejtonte një motoçikletë, ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe një automjet.

Bëhet fjalë për të riun 26-vjeçar Debatik Huruglica nga Gjilani.

Ai drejtonte motoçikletën kur është përplasur me një automjet në rrugën “Halim Orana” në qytetin e Gjilanit.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Është sjellë në spital pa shenja jete”, ka thënë ai.

I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme në aksident motorristik të Debatik Dritëro Huruglica. Një lajm i tmerrshëm dhe…

Gepostet von Arbër R. Ismajli am Freitag, 10. April 2020