Një person është plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri prapa objektit të Klinikës Gjinekologjike në QKUK, për çka raportoi më herët Gazeta Sinjali.

Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 pas një ngatërrese që kanë pasur dy persona mes vete, që eskaloi me përdorimin e armës. Shkak i kësaj, një person ka përfunduar në Emergjencë, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.

Sinjali mëson se i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit është Edmond Beka.

Burimet thonë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende s’dihen motivet e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.