Përsoni që u fut i armatosur për të grabitur bankë në Istog dyshohet të jetë K.Metaj.I njëjti mbeti i vrarë pas shkëmbimit me arme me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Poashtu, hajni nga Istogu qëlloi me armë policin, Izet Demaj, i cili mbeti i vdekur pas plagëve të marra.

Demaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës pas palgëve të shumta që kishte marrë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me hajnin.

Për rastin kanë reaguar edhe krerët e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.