Lokale - eSIMy

Gjatë ditës së sotme një dron ka rënë në lagjen Bair të Mitrovicës.

Ende nuk dihet se nga kush është lëshuar ky dron, ndërsa Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë në Mitrovicë, por që deri tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Sipas fotografisë droni nuk është i thjeshtë dhe se në të ka disa paisje vëzhguese.

Ndërkaq, siç mësohet Policia tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes.