Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku një person u gjet pa shenja jete. Vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar që doli bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, me shpresë se do mund ta ndihmojnë personin për të cilin kishin marrë informata se ndodhet pa ndjenja, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i 50-vjeçari u gjet i vdekur është Bekim Bislimi.

Rastin për Gazetën Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Bislimi u gjet i pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në rrugën ‘Artim Jashari’, me ç’rast Prokuroria e ka cilësuar si ‘Vdekje të dyshimtë’.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar ngë Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.