Gazeta Sinjali sot raportoi se dje u arrestua një person i cili dyshohet se rreth dy javë më parë kishte tentuar që ta rrëmbejë ish të dashurën e tij në rrugën ‘Shaban e Sami Ukshini’ në qytetin e Gjilanit.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Shemsedin Rexhepi, 46-vjeçar.
Rexhepi i kishte shkaktuar lëndime trupore 29-vjeçares, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





