Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili u lëndua pak ditë më parë në Obiliq, raporton Llapi.info

Siç njofton PK, derisa viktima kishte qenë duke e mbuluar një kamion, aksidentalisht ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Si pasojë e lëndimeve me datën 22.01.2018 viktima ka ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Llapi.info mëson se tashmë i ndjeri është Safet Ahmeti, nga fshati Llapashticë i Podujevës. I ndjeri pas vetës ka lënë dy fëmijë.

Lamtumira e fundit e 39-vjeçarit u dha sot në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme./Llapi.info

Image may contain: 1 person, sitting and indoor