Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sinjali mëson se personi që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra është, Skofiar Gjini 33-vjeçar.

Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.

Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.