Pasiditen e së dielës te Kroi i Mbretit ndodhi një vetëaksident me fatalitet ku humbi jetën një 23 vjeçar nga Komuna e Klinës.
Gazeta inFokus mëson se i riu që ka humbur jetën është Florian. Gj nga Klina.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve dyshohet se i riu e ka humbur kontrollin e veturës, shkruan Gazeta inFokus.
“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, ka konfirmuar policia.






