I dyshuari është Eliot Mehmeti, 19-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga Policia Rajonale e Ferizajt, pas një reagimi të shpejtë operativ.

Sinjali mëson se ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas një konflikti të brendshëm familjar, ai dyshohet se e ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është arratisur.

Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas në QKUK, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe arma e zjarrit është sekuestruar.

Ndaj Eliot Mehmetit është iniciuar rast për veprat penale“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Dhunë në familje”, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.