Një person ka mbetur i vrarëpas të shtënave me armë zjarri të raportuara këtë të diel në Shkodër.

Viktima është i riu, Erjon Xhenjo.

Ndaj Erjo Xhenjos është qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.Sakaq uniformat blu kanë rrethuar zonën, po ashtu edhe Drejtori i Policisë Shkodër, ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet kryesore.

Po shihen të gjitha mundësitë, nga kamerat dhe dëshmitarët për të identifikuar autorin.