Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik të Prishtinës, ku për pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Veternik, Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar PK
Llapi.info ka mësuar se tashmë i ndjeri që ka humbur jetën në aksident është Halil Halili nga fshati Halabak i Podujevës./Llapi.info







