Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projekligjin për Paga në Sektorin Publik.

85 deputetë ishin të pranishëm në sallë nga ta 63 votuan për Projektligjin për Paga.

“64 deputetë kanë votuar 63 për asnjë kundër dhe një abstenim, miratohet Projektligji për Paga në Sektorin Publik”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Partitë opozitare nuk morën pjesë fare në votim.

Përndryshe, Konjufca abstenoi edhe këtë Projektligj njëjtë siç bërë edhe me Projektligjin për Zyrtarët Publikë.