Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare nga ora 10:00.

Sipas në njoftimi nga Drejtoria për Media në Kuvendin e Kosovës, në rend të ditës do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi i plotë:

Seanca plenare e Kuvendit
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00
Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021)