Posa nis seanca e jashtëzakonshme e asamblesë komunale të Podujevës, grupi i Vetëvendosjes, vendosë ta bojkotojë atë.

Atyre iu bashkohen edhe aleatët në pushtet nga Partia Demokratike, meqë në debatin për ndërtimet pa leje në Orllan, të thirrur nga Balli Kombëtar dhe Lidhja Demokratike, mungojnë 6 nga 13 inicuesit.

Kjo arsye s’ia mbushin syrin opozitës e cila akuzoi shumicën, se duke ditur se janë të kapur nga krimi po lëshojnë sallën, njofton Klan Kosova.

Këta kishin përgatitur dokumentet, me të cilat akuzojnë ekzekutivin, se s’po rrënon objektet e paligjshme në katundin llapjan.

Ato kanë vendosur t’i çojnë të enjten në Prokurorinë Speciale.